36 YA-SİN

  • 36:1

    Ja, Sinë!

  • 36:2

    Pasha Kur’anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë.

  • 36:3

    S’ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.

  • 36:4

    Je në një rrugë të drejtë.

  • 36:5

    (Kur’ani është) Zbritje e plotfuqishmit, e Mëshiruesit.

  • 36:6

    Për t’ia tërhequr një populli, që të parët e tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.

  • 36:7

    Për Zotin tashmë ka marrë fund (thënia) shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë.

  • 36:8

    Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart.

  • 36:9

    Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.

  • 36:10

    Dhe për ata është e njejtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.

  • 36:11

    Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetson Kur’anin dhe i frikësohet Mëshiruesit dhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij prë falje dhe shpërblim të mirë.

  • 36:12

    Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (lehvi mahvudh).

  • 36:13

    Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patë ardhur të dërguarit.

  • 36:14

    Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcum me një të tretë dhe u thanë: “Ne jemi të dërguar te ju.

  • 36:15

    Ata (fshatarët) thanë: “Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë.

  • 36:16

    Ata thanë: “Zoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju.

  • 36:17

    Dhe nuk jemi të aobliguar për tjetër, përveç t’ju kumtojmë ashtu qartë.

  • 36:18

    Ata (fshatarët) thanë: “Ne parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t’ju gyrëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të idhët prej nesh.

  • 36:19

    Ata (të dërguarit) thanë: “Fati i keq është i juaji, a pse u këshilluat, a (na kërcënoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfrenuar!”

  • 36:20

    Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri qëngutej e tha: “O populli im, dëgjoni të dërguarit!”

  • 36:21

    Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes!

  • 36:22

    E, ç’kam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe, te Ai ktheheni.

  • 36:23

    A mos do të pranoj zota tjerë pos Tij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë, e as që do të më shpëtjnë.

  • 36:24

    Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët.

  • 36:25

    Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!”

  • 36:26

    Atij i është thënë: “Hyn në Xhennet! e ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im,

  • 36:27

    për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!”

  • 36:28

    Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qieeli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi yni të zbresim tjetër,

  • 36:29

    përveç një britmë të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur).

  • 36:30

    O sa dëshprim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të.

  • 36:31

    A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen.

  • 36:32

    Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh.

  • 36:33

    Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë.

  • 36:34

    Dhe në të Ne u kemi bërë kpshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji).

  • 36:35

    Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nik falënderojnë.

  • 36:36

    I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.

  • 36:37

    Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr.

  • 36:38

    Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhnjyesit, të dijshmit.

  • 36:39

    Edhe hënës i kemi caktuar (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harku (rrem i hurmës së tharë).

  • 36:40

    As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata para ditës po secili noton në një galaksion.

  • 36:41

    Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i vartëm në anije të mbushur përplot.

  • 36:42

    Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që t’i hipin.

  • 36:43

    E sikur të duam Ne, i i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin.

  • 36:44

    Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar.

  • 36:45

    E kur u thuhet atyre: “Kini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do t’ju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë).

  • 36:46

    Nuk ka asnjë argument që u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nuk ia kthyen shpinën.

  • 36:47

    Dhe kur u thuhej: “Jepni nga ajo që All-llahu u begatoi, ata që nuk besuan, besimtarëve u thanë: “A ta ushqejmë atë që sikur të donte All-llahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të humbur qartë!”.

  • 36:48

    Dhe thoshin: “Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?”

  • 36:49

    (All-llahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete.

  • 36:50

    E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre.

  • 36:51

    Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre.

  • 36:52

    E thonë: “Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?” E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vëtetuan të dërguarit.

  • 36:53

    Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh.

  • 36:54

    Sot pra, akujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjeër vetëm për atë që vepruat.

  • 36:55

    Ata të Xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi.

  • 36:56

    Ata dhe shoqet e tyre janë nën hijet të mbështetur në kolltukë.

  • 36:57

    Aty kanë pemë dhe çka të duan.

  • 36:58

    Kanë “Selam”, thënie e Zotit mëshirues!

  • 36:59

    E tash, ju kriminelë, ndahuni!

  • 36:60

    O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?

  • 36:61

    *Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!

  • 36:62

    Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend?

  • 36:63

    Ky është Xhehennemi që juve u premtohe.

  • 36:64

    Hyni tash në të, për shkak se mohuaat çdo të vërtetë!

  • 36:65

    Sot Ne ua mbyllim gojët e atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojën për atë që punuan.

  • 36:66

    E sikur të duam Ne do t’ua verbonim ytë e tyre, e ata do ta mësynin rrugën, po si do të dhihnin?

  • 36:67

    Dhe sikur të duam, do t’i kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do tëmund të shkoninas para as prapa.

  • 36:68

    E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar?

  • 36:69

    Ne as nuk ia mësuam atij (Muhammedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur’an i qartë.

  • 36:70

    Për t’ia tërhequr vërejtjen ati që është gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët.

  • 36:71

    A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët që i kanë.

  • 36:72

    Dhe ua bëmë ato që t’u biden atyre, e disave prej tyre u hipnin, ndërsa prej disave ushqehen.

  • 36:73

    Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet falënderojnë?

  • 36:74

    Po, shkojnë e në vend të All-llahut adhurojnë zota të tjerë me shpresë se do të ndihmohen prej tyre.

  • 36:75

    Ata nuk mund t’u ndihmojnë atyre, por këta (idhujtarët) u janë bërë ushtri e gatshme e tyre.

  • 36:76

    E ty mos të brengosin thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë ata fshehtë dhe çka publikojnë.

  • 36:77

    A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike uji (fare), kur qe, ai kundërshtarë i rreptë.

  • 36:78

    Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: “Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur?

  • 36:79

    Thuaj: “I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim.

  • 36:80

    Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni.

  • 36:81

    A nuk është i fuqishëm Ai, që kerijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po Ai është krijuesi, i dijshmi.

  • 36:82

    Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij është vetëm t’i thotë: “Bëhu!” Ai menjëherë bëhet.

  • 36:83

    I lartë është Ai ë në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai ktheheni.

Paylaş
Tweet'le