50 KAF

  • 50:1

    Kaf, pasha Kur’anin e lavdishëm (do të ringjalleni)!

  • 50:2

    Por jo, ata u çuditën që u erdhi i dërguari (qortues) nga mesi tyre, andaj jobesimtarët thanë: “Kjo është diçka shumë e çuditshme.

  • 50:3

    A pasi të vdesim e të bëhemi dhe (do të kthehemi në jetë)? Ai kthim është larg (mendjes e mundësisë)!”

  • 50:4

    Ne dimë se ç’pakësohet (ç’tret) toka prej tyre. Te Ne është edhe libri që ruan çdo gjë (numrin e tyre, emrat, pjesët e trupit).

  • 50:5

    Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme.

  • 50:6

    A nuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti.

  • 50:7

    Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura.

  • 50:8

    (I bëmë ashtu) Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen (te Zoti).

  • 50:9

    Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe më të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra të korren.

  • 50:10

    Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me frua të paluara njëri mbi tjetrin.

  • 50:11

    ushqim për njerëz, dhe me të, Ne e ngjallëm tokën e vdekur, e kështu do të jetë edhe ringjallja.

  • 50:12

    Para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhut, banorët e Bunarit (të pusit) dhe Themudi.

  • 50:13

    Edhe Adi, edhe Faraoni dhe vëllezërit e Lutit.

  • 50:14

    Edhe banorët e Ejkes, populli i Tubbeit. Të gjithë i përgënjeshtruan të dërguarit, atëherë e merituan dënimin Tim.

  • 50:15

    A mos u lodhëm Ne me krijimin e parë? Jo, por ata janë në një huti rreth një krijimi të ri.

  • 50:16

    Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç’pëshpëritë ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.

  • 50:17

    Dhe se kur dy engjëjt qëndrojnë pranë tij në të djathtë dhe në të majtë.

  • 50:18

    Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.

  • 50:19

    Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur.

  • 50:20

    Dje i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim).

  • 50:21

    E do të vijë secili njeri bashkë me të dhe grahësi edhe dëshmitari.

  • 50:22

    (I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e NE ta tërhoqëm perdën tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë.

  • 50:23

    E shoku (përcjellësi) i tij do të thotë: “Kjo që është te unë (regjistri i veprave) është gati.

  • 50:24

    Ju të dy (engjëjt) hidhinie në Xhehennem secilin mohues kryeneç.

  • 50:25

    Secilin pengues të veprave, mizor e të dyshimtë në fe.

  • 50:26

    I cili All-llahut i shoqëroi Zot tjetër, pra hidhnie atë në vuajtjet më të rënda”.

  • 50:27

    E shoku i tij (djalli) thotë: “Zoti ynë, unë nuk u shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg”.

  • 50:28

    Ai (All-llahu) thotë: “Mos u gridni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen.

  • 50:29

    te Unë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit”.

  • 50:30

    (Përkujto) Ditën kur Ne Xhehennemit i themi: “A je mbushur?” E, ai thotë: “A ka ende?”

  • 50:31

    Ndërsa besimtarëve të ruajtur Xhenneti u afrohet krejt afër.

  • 50:32

    Kjo është ajo që u premtohet për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë.

  • 50:33

    Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë.

  • 50:34

    (U thuhet) Hyni në te, të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme.

  • 50:35

    Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë.

  • 50:36

    E sa e sa brezni para tyre kemi shkatërruar e që ishin më të fortë e më të shkathët se këta (idhujtarët kurejshitë). Ata brodhën andej e këndej nëpër tokë (për t’i ikur vdekjes). Por, a mos gjetën rrugëdalje?

  • 50:37

    Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë me vëmendje, ka argumente.

  • 50:38

    Ne krijuam qiejt e tokën dhe gjithçka ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditesh dhe Ne nuk ndiem lodhje.

  • 50:39

    Po ti (Mumahed) me përballo atë që ata të thonë, para lindjes së diellit dhe para përendimit madhëro e falënderim Zotin tënd.

  • 50:40

    Falu për të Tij edhe në një pjesë të natës edhe pas sexhdes (pas namazit farz).

  • 50:41

    Dhe vëni veshin thirrësit kur thërret nga ndonjë vend i afërt.

  • 50:42

    Ditën kur e dëgjojnë thirrjen për të vërtetën (ringjalljen), e ajo është dita e daljes (prej varrezave).

  • 50:43

    S’ka dyshim se Ne japim vdekje dhe vetëm te Ne është kthimi i tyre.

  • 50:44

    Ditën kur me ata hapet toka e ata nguten (për vendtubim), e ai është një tubim i lehtë për Ne.

  • 50:45

    Ne dimë më së miri çka thonë ata, e ti ndaj tyre nuk je ndonjë dhunues, ti këshilloje me këtë Kur’an atë që i ka frikë kërcënimit Tim.

Paylaş
Tweet'le