71 NUH

  • 71:1

    Ne e dërguam Nuhun e populli i vet (dhe i thamë): “Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se ata t’i godasë dënimi i rëndë!”

  • 71:2

    Ai tha: “O populli im, unë jam i dëruar te ju, jam i qartë.

  • 71:3

    Adhuronie All-llahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni.

  • 71:4

    Ai u falë juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të caktuar (pa u dënuar), e kur të vijë afati i caktuar prej All-llahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini”.

  • 71:5

    Ai tha: “O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën.

  • 71:6

    Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen.

  • 71:7

    Dhe sa herë që unë i thirritja ata për t’u falur Ti mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe e mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë.

  • 71:8

    Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi.

  • 71:9

    Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumë herë edhe fshehurazi”.

  • 71:10

    Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë;

  • 71:11

    Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk,

  • 71:12

    Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.

  • 71:13

    ç’është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton?

  • 71:14

    Kur Ai ju krijoi në disa etapa.

  • 71:15

    A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).

  • 71:16

    Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues.

  • 71:17

    Dhe All-llahu u shpiku juve prej tokës si bimë.

  • 71:18

    Pastaj ju kthen në të pa dyshim ju nxjerr sërish.

  • 71:19

    All-llahu juve ua bëri tokën të sheshtë.

  • 71:20

    Që nëpër të të ecni rrugëve të gjera”.

  • 71:21

    Nuhu tha: “Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin.

  • 71:22

    Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha”.

  • 71:23

    Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n.

  • 71:24

    Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos u jep tjetër, por vetëm humbje.

  • 71:25

    Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç All-llahut, nuk gjetën ndihmëtarë.

  • 71:26

    E Nuhu tha: “O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët!

  • 71:27

    Sepse, nëse Ti i lë ata, robërit Tu do t’i humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë.

  • 71:28

    Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë. edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim”.

Paylaş
Tweet'le