87 A'LA

  • 87:1

    Madhëroje emrin e Zotin tënd të Lartë!

  • 87:2

    I cili krijoi dhe përsosi,

  • 87:3

    Dhe i cili përcaktoi e orientoi,

  • 87:4

    Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës;

  • 87:5

    E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.

  • 87:6

    Ne do të lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur’anin).

  • 87:7

    Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën.

  • 87:8

    Dhe Ne do ta lehtësojmë ty më të lehtën.

  • 87:9

    Pra këshillo aty ku këshilla bën dobi.

  • 87:10

    Do të këshillohet ai që ka frikë,

  • 87:11

    Ndërsa do të shmanget më i keqi,

  • 87:12

    I cili do të hyjë në zjarrin e madh.

  • 87:13

    Pastaj nuk do të vdesë në të, por as nuk do të jetojë.

  • 87:14

    Ka shpëtuar ai që është patruar.

  • 87:15

    Që e përkujton emrin e Zotit të vet dhe falet.

  • 87:16

    Po ju i jepni përparësi jetës së dunjasë,

  • 87:17

    Ndërsa ahireti (amshimi) është më i mirë dhe e përjetshëm.

  • 87:18

    Vërtet kjo ishte në broshurat e lashta:

  • 87:19

    në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.

Paylaş
Tweet'le