95 TİN

  • 95:1

    Pasha fikun dhe ullirin!

  • 95:2

    Dhe (kodrën) Turi Sina-en!

  • 95:3

    Dhe këtë qytet të sigurisë!

  • 95:4

    Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.

  • 95:5

    Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.

  • 95:6

    Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.

  • 95:7

    E pas gjithë kësaj, ç’të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)?

  • 95:8

    A nuk është All-llahu më i urti gjykuesve?

Paylaş
Tweet'le